Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se po pret me padurim marrëveshjet e paqes me vendet e tjera arabe pasi të përfundojë lufta me aleatët e Iranit, Hamasin dhe Hezbollahun.
“Mezi pres të vazhdoj procesin që drejtova disa vite më parë me nënshkrimin e Marrëveshjes historike të Abrahamit dhe arritjen e paqes edhe me vendet e tjera arabe. Këto vende dhe vende të tjera i shohin qartë goditjet që ne u japim atyre që na sulmojnë ne, boshtit iranian të së keqes. Ata presin, ashtu si ne, një Lindje të Mesme të qëndrueshme, të sigurt dhe të begatë”, tha Netanyahu në fjalimin e tij në hapjen e seancës parlamentare të Knesset.
Irani po kërkon të ndërtojë bomba bërthamore për të shkatërruar Izraelin dhe më pas mund të kërcënojë të gjithë botën, tha ndër të tjera kryeministri izraelit gjatë fjalimit të tij.
“Irani po përpiqet të ndërtojë një rezervë bombash bërthamore që synojnë të shkatërrojnë Izraelin , bomba që do të armatosin raketa me rreze të gjatë dhe mund të kërcënojnë të gjithë botën në çdo vend,” tha kryeministri izraelit.