Sharmad u dënua me vdekje në vitin 2023 nga Gjykata e Lartë. Autoritetet iraniane thanë se ai ishte një udhëheqës i grupit terrorist Todar
Autoritetet iraniane ekzekutuan sot disidentin gjermano-iranian Jamshid Sharmad, i cili u arrestua në vitin 2020, njoftoi Agjencia e Lajmeve Gjyqësore.
“Pasi u ndoq procesi gjyqësor dhe vendimi u ratifikua përfundimisht nga Gjykata e Lartë, dënimi me vdekje i Jamshid Sharmad (…) u krye sot në mëngjes”, raportoi Mizan Online.
Sharman u dënua me vdekje në vitin 2023 nga Gjykata e Lartë për përfshirjen e tij në një sulm terrorist të vitit 2008 në një xhami ku u vranë 14 njerëz.
Kur u njoftua për arrestimin e tij në vitin 2020, Ministria e Inteligjencës e përshkroi atë si “udhëheqës i grupit terrorist Todar, i cili organizonte aktivitete të armatosura dhe terroriste në Iran nga Amerika”. Sharman deklaroi qëndrim të përhershëm në SHBA.
“Asambleja Legjislative e Mbretërisë së Iranit” ose “Todar” pak e njohur është e vendosur në Los Anxhelos dhe thotë se qëllimi i saj është të rivendosë monarkinë që u përmbys në Revolucionin Islamik të vitit 1979. Ajo ka radion dhe televizionin e vet dhe stacione informimi jashtë vendit.