Ish-presidenti i Filipineve ka pranuar se ka pasur një “skuadër vdekjeje”, gjatë kohës sa ishte kryebashkiak dhe që përbëhej prej gangsterëve.
Rodrigo Duterte, 79 vjeç, po jepte dëshmi në një hetim të senatit për vrasjet e lidhura me drogën gjatë mandatit të tij si president gjatë periudhës 2016-2022.
Ai mohoi autorizimin e policisë për të qëlluar me mijëra të dyshuar gjatë një goditjeje brutale ndaj drogave të paligjshme në atë kohë – por komentoi kohën e tij si kryebashkiak i qytetit jugor të Davaos.
“Unë mund ta bëj rrëfimin tani nëse dëshironi. Kisha një skuadër vdekjeje prej shtatë vetash, por ata nuk ishin policë, ishin gjithashtu gangsterë”, i tha ai të hënën senatit.
“I kërkoja një gangsteri të vrasë dikë. Nëse nuk do ta vrasësh (atë person), do të të vras tani ty”, shtoi Duterte.
Senatori Aquilino Pimentel III i bëri presion Duterte për më shumë detaje, por ai refuzoi.
Megjithatë, tha se kurrë nuk e kishte urdhëruar skuadrën e vdekjes të vriste të dyshuarit e pambrojtur.