Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka paralajmëruar Hezbollahun se ora po ecë për Naim Kassem, pas emërimit të tij si udhëhequr i ri i grupit militant.
Duke shkruar në X së bashku me një imazh të z. Kassem, Yoav Gallant tha: “Emërimi është i përkohshëm. Numërimi mbrapsht ka filluar”, ka shkruar Gallant në X duke postuar përbri një fotografi të Kassemit.
Kassem sot është emëruar si pasuesi i ish-kreut të Hamasit, Hassan Nasrallah, i cili u vra nga ushtria izraelite muajin e kaluar në Bejrut.
Hashem Safieddine konsiderohej nga shumë si pasuesi i Nasrallah – por edhe ai është vrarë gjatë një sulmi ajror izraelit dy javë më parë.
Nga Hamasi janë zotuar se do të vazhdojnë luftën e tyre dhe se në asnjë rrethanë nuk do të dorëzohen.