Ushtria izraelite shënjestron Kryqin e Kuq Libanez

Azia

Ushtria izraelite shënjestron Kryqin e Kuq Libanez

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Kryqi i Kuq Libanez njoftoi se ushtria izraelite shënjestroi ekipin e ndihmës së parë që shkoi për të shpëtuar të plagosurit në sulmin në qytetin Sur në jug të vendit, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Kryqit të Kuq të publikuar në agjencinë libaneze të lajmeve NNA thuhet se pas sulmit të ushtrisë izraelite në qytetin Sur ekipet e ndihmës së parë të Kryqit të Kuq bënë kontaktet e nevojshme për koordinim me UNIFIL për të siguruar një rrugë të sigurt dhe u zhvendosën në rajon për shpëtuar të plagosurit.

Ushtria izraelite shënjestroi me raketa ekipet e Kryqit të Kuq dhe ambulancat që arritën në zonën e sulmit dhe se nga goditja e raketës u dëmtuan dy autoambulanca ndërsa punonjësit shëndetësorë i shpëtuan sulmit pa u lënduar dhe u kthyen në selinë e tyre.

Sipas një lajmi tjetër në NNA, ushtria izraelite kreu 9 sulme në qytetin Nabatieh në më pak se një orë. Informohet se 12 ndërtesa që ishin objektiv i sulmeve u shkatërruan. Ende nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me humbjet e jetëve.

Në sulmet e intensifikuara të Izraelit në Liban kanë humbur jetën 2.710 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat