Sipas një zyrtari të agjencisë për fëmijë të Kombeve të Bashkuara ka thënë se sulmi ajror izraelit në Beit Lahiya është, siç është shprehur, realiteti për fëmijët dhe familjet në Gaza çdo ditë.
Sipas autoriteteve palestineze, më shumë se 90 persona, përfshirë 25 fëmijë, u vranë në sulmin e djeshëm në ndërtesën shumëkatëshe, raporton CNN.
Joe English nga UNICEF-in, tha se mjekët dhe kolegët në veri të Gazës kanë përshkruar kushte të rënda nën një rrethim ushtarak izraelit gati njëmujor.
“Çdoherë ne mendojmë se nuk mund të përkeqësohet më shumë dhe çdo ditë, situata po përkeqësohet për fëmijët dhe familjet”, tha ai.
Ai u shpreh edhe se ndalimi i UNRWA-së për të vepruar në vend vetëm do ta bëjë situatën më të rëndë.
“Nuk ka asnjë organizatë tjetër në terren që është në gjendje të merret me fëmijët dhe familjet në nevojë”, është shprehur tutje ai.