Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dëshiron që djali i tij Avner të shtyjë dasmën e tij për arsye sigurie, për shkak të luftës në disa fronte dhe kërcënimeve nga dronët, njoftoi shërbimi publik izraelit Khan.
Dasma e Avner Netanyahu është planifikuar për 26 nëntor në rajonin Sharon, në veri të Tel Avivit.
Khan citon fjalët e kryeministrit të Izraelit, i cili u tha bashkëpunëtorëve se ngjarja mund të përbëjë rrezik për festën e dasmës.
Zyra e Kryeministrit izraelit nuk iu përgjigj raportit. Një dron që i përkiste militantit Hezbollah goditi një dhomë gjumi në shtëpinë e Netanyahut në Cezare në fillim të këtij muaji dhe shkaktoi dëme, ndërsa familja e tij nuk ishte aty në atë kohë.