Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam njoftoi se kanë shënjestruar disa mekanizma ushtarakë që i përkisnin ushtrisë izraelite në lindje të qytetit të Gazës, transmeton Anadolu.
Në deklaratën me shkrim të Brigadave Kassam jepen informacione për këtë temë.
Një mjet transporti ushtarak i ushtrisë izraelite është goditur nga raketa “Yasin-105” pranë Makbere Sharkiyye në lindje të qytetit të Gazës.
Gjithashtu thuhet se në të njëjtin rajon është goditur me eksploziv edhe një xhip i tipit “Hummer” me raketa antitank dhe një buldozer.
Ushtria izraelite nuk ka dhënë ende deklaratë për këtë çështje.
Në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, janë vrarë 43.163 palestinezë, përfshirë 17.210 fëmijë dhe 11.742 gra ndërsa 101.510 persona tjerë u plagosën.
Ndërsa raportohet se ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja, po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit ishin strehuar.