Rritet në 43.163 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Azia

Rritet në 43.163 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Është rritur në 43.163 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me gjenocidin që Izraeli po e vazhdon prej 390 ditësh në Rripin e Gazës.

Në “5 masakrat” që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 102 palestinezë ndërsa 287 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 43.163 ndërsa i të plagosurve në 101.510.

Gjithashtu në njoftim thuhet se nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat