Hamasi i thotë Jo një armëpushimi të përkohshëm në Gaza.
“Ne e kemi shprehur qëndrimin tonë për një armëpushim të shkurtër. Hamasi mbështet një fund të përhershëm të luftës dhe jo atë të përkohshëm”, ka thënë zyrtarë të grupit, shkruajnë mediat e huaja.
Propozimi përfshin shkëmbimin e pengjeve izraelite për palestinezët në burgjet izraelite dhe rritjen e ndihmës për Gazën.
Zyrtarët amerikanë besojnë se nëse arrihet një marrëveshje afatshkurtër, kjo mund të çojë në një marrëveshje më të përhershme.