Një sulm izraelit goditi dy shtëpi pranë kampit të refugjatëve Nuseirat në Gaza qendrore. Numri i të vdekurve nga ai sulm tani është rritur nga nëntë në 16.
Burime mjekësore i thanë Al Jazeera se sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 95 njerëz që nga agimi i sotëm, shumica dërrmuese në veri të Rripit.
Lufta e Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 43 mijë e 204 palestinezë dhe ka plagosur 101 mijë e 641 që nga 7 tetori 2023 – shumica fëmijë dhe gra.
Të paktën 10 mijë trupa besohet se janë varrosur nën territorin e goditur.