Faza përfundimtare e një fushate dyfazore e vaksinimit ndaj poliomielitit ka filluar në Gazën veriore të shtunën, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Faza e dytë u shty në tetor nga agjencitë e OKB-së për shkak të bombardimeve intensive izraelite, zhvendosjeve masive të njerëzve dhe mungesës së aksesit në rajon, raporton BBC.
Gaza regjistroi rastin e parë të poliomielitit në 25 vjet në gusht, i cili la një djalë të paralizuar dhe nxiti hapjen e programit.
Imunizimet po rifillojnë pasi 15 organizata humanitare dhe e OKB-së e kanë përshkruar situatën në Gazën veriore si “apokaliptike” gati një muaj pasi filloi një ofensivë tokësore izraelite.