Tërmet afër vendit të testimit bërthamor në Korenë e Veriut, ja sa ishte magnituda

Azia

Tërmet afër vendit të testimit bërthamor në Korenë e Veriut, ja sa ishte magnituda

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 2.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur këtë të shtunë verilindjen e Koresë së Veriut.

Ky tërmet ndodhi afër rrethit Kilyu, ku ndodhet vendi i testimit bërthamor, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Koresë së Jugut, duke deklaruar se ishte një tërmet natyror.

Tërmeti ndodhi 37 kilometra në veriperëndim të qarkut Kilyu, në një thellësi prej 17 kilometrash.

Për momentin nuk ka informacione për të lënduar apo dëme të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat