Studentja iraniane zhvishet në shenjë proteste ndaj ligjit të detyrueshëm të hixhabit, arrestohet menjëherë nga policia

Azia

Studentja iraniane zhvishet në shenjë proteste ndaj ligjit të detyrueshëm të hixhabit, arrestohet menjëherë nga policia

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 10:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grua iraniane është arrestuar pasi u shfaq pjesërisht e zhveshur në një kampus universitar në shenjë proteste kundër kodit të rreptë të veshjes.

Videoja që qarkullon në rrjete sociale e filmuar nga studentë të tjerë të Universitetit Islamik Azad të Teheranit, ka tërhequr shumë vëmendje në internet, me shumë njerëz që e duartrokasin gruan për “guximin” e saj.

Por, deri më tani nuk ka të dhëna për identitetin e saj.

Në një postim, Amnestry Iran bëri presion për lirimin e saj të menjëhershëm dhe pa kushte, shkruan euronews.

Organizata gjithashtu bëri thirrje për mbrojtjen e gruas nga “tortura dhe keqtrajtimet e tjera” në pritje të lirimit të saj dhe kërkoi që asaj t’i lejohet komunikimi me familjen dhe avokatin.

“Akuzat për rrahje dhe dhunë seksuale ndaj saj gjatë arrestimit kanë nevojë për hetime të pavarura dhe të paanshme”, tha Amnesty.

Ndërkohë, drejtori i marrëdhënieve me publikun i universitetit, Syed Amir Mahjoub tha se oficerët e sigurisë e dorëzuan studenten në polici dhe mohuan që të kishte pasur një përplasje fizike.

Ai shtoi se hetimet fillestare tregojnë se gruaja vuan nga një çrregullim psikologjik dhe ishte në gjendje të rëndë.

Më herët, disa burime të lajmeve raportuan se ajo u arrestua nga agjentët e inteligjencës dhe u transferua në një vend të pazbuluar.

Ndryshe, një gazetë lokale e lidhur me universitetin raportoi se ajo është transferuar në një spital psikiatrik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat