Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, udhëtoi të dielën drejt kufirit me Libanin, nga ku ushtria izraelite ka nisur një ofensivë kundër Hezbollahut në fund të shtatorit.
Gjatë vizitës së tij, ai është takuar me oficerë të lartë me të cilët ka vlerësuar situatën në lidhje me operacionet kundër Hezbollahut.
Sipas Netanyahut, me ose pa marrëveshje, do ta shtyjnë Hezbollahun në veri të lumit Litani, për të rivendosur sigurinë dhe kthimin e banorëve në shtëpitë e tyre në veri.
“E thënë thjesht: zbatim, përmbarim, zbatim”, tha ai për zbatimin e synimeve që Izraeli ka vendosur.
Ai shtoi se është e rëndësishme që të ndërpritet “oksigjeni” i Hezbollahut nga Irani përmes Sirisë, që do të thotë qarkullimi i rregullt i armëve dhe mjeteve të tjera.