Të paktën dhjetë të vdekur nga shpërthimi i vullkanit në Indonezi

Azia

Të paktën dhjetë të vdekur nga shpërthimi i vullkanit në Indonezi

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 09:43
Vullkani në malin Levotobi Laki-laki

Të paktën dhjetë persona kanë vdekur pasi shpërtheu vullkani në malin Levotobi Laki-laki, në lindje të Indonezisë.

Shpërthimi ndodhi afër mesnatës të së dielës, duke shkaktuar shtëllunga shpërthyese të llavës dhe duke detyruar autoritetet të evakuojnë disa fshatra përreth.

Vullkani në malin Levotobi Laki-laki, që gjendet në ishullin Flores, shpërtheu në orën 23:57, sipas kohës lokale, duke nxjerrë llavë, hi vullkanik dhe shkëmbinj vullkanikë, tha Hadi Wijaya, zëdhënës i Qendrës për Vullkanologji dhe Uljes së Rrezikut Gjeologjik.

Qendra për Vullkanologji tha se duhet të pastrohet zona prej 7 kilometrash nga krateri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat