Ministria e shëndetësisë e Gazës e udhëhequr nga Hamasi ka lëshuar shifra të përditësuara të viktimave.
Sipas tyre, 33 palestinezë u vranë dhe 156 të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit.
Ministria pretendon se kjo e çon numrin total të të vdekurve në Rripin e Gazës që kur Izraeli filloi fushatën e tij ushtarake kundër Hamasit në tetor të vitit të kaluar në 43,374 të vrarë dhe 102,261 të plagosur.
Detaje tjera nuk u përditësuan.