Më shumë se 100 pacientë, përfshirë fëmijë që vuajnë nga lëndime traumatike dhe sëmundje kronike, do të evakuohen nga Gaza të mërkurën në kuadër të një transferimi të rrallë, tha një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Këto janë masa ad-hoc. Ajo që ne kemi kërkuar vazhdimisht është një evakuim mjekësor, i qëndrueshëm jashtë Gazës”, tha Rik Peeperkorn, përfaqësuesi i OBSh-së për Gazën, duke shtuar se 12,000 njerëz ishin në pritje për transferim.
Pacientët do të udhëtojnë të mërkurën përmes vendkalimit Kerem Shalom me Izraelin përpara se të fluturojnë për në Emiratet e Bashkuara Arabe, shtoi ai.
Më pas një pjesë do të udhëtojë për në Rumani, shkruan Reuterx.