Netanyahu e shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Gallant

Azia

Netanyahu e shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Gallant

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 19:57
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu (majtas) dhe ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, i cili u shkarkua të martën më 5 nëntor.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka shkarkuar të martën ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke thënë se nuk i beson atij për menaxhimin e operacioneve të tanishme ushtarake të Izraelit.

Netanyahu e emëroi ministrin e Jashtëm, Israel Katz, në vend të Gallantit në postin e ministrit të Mbrojtjes.

Gideon Saar u emërua ministër i Jashtëm, njoftoi zyra e Netanyahut në një komunikatë për media.

Netanyahu dhe Gallant kanë pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme gjatë luftës mbi njëvjeçare në Rripin e Gazës. Por, Netanyahu e kishte shmangur shkarkimin e tij.

Një përpjekje e tij për ta shkarkuar Gallantin në mars 2023 nxiti protesta të mëdha kundër Netanyahut./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat