Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka shkarkuar të martën ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke thënë se nuk i beson atij për menaxhimin e operacioneve të tanishme ushtarake të Izraelit.
Netanyahu e emëroi ministrin e Jashtëm, Israel Katz, në vend të Gallantit në postin e ministrit të Mbrojtjes.
Gideon Saar u emërua ministër i Jashtëm, njoftoi zyra e Netanyahut në një komunikatë për media.
Netanyahu dhe Gallant kanë pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme gjatë luftës mbi njëvjeçare në Rripin e Gazës. Por, Netanyahu e kishte shmangur shkarkimin e tij.
Një përpjekje e tij për ta shkarkuar Gallantin në mars 2023 nxiti protesta të mëdha kundër Netanyahut./REL