Talibanët reagojnë pas fitores së Trumpit

Azia

Talibanët reagojnë pas fitores së Trumpit

Nga: Bota sot Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 20:11
Personeli i sigurisë së talibanëve hipin në një automjet ndërsa festojnë përvjetorin e tretë të pushtimit të Afganistanit nga talibanët, në Kabul, Afganistan më 14 gusht

Talibanët e Afganistanit thonë se shpresojnë për "një kapitull të ri të marrëdhënieve" me SHBA-në pas fitores së presidentit të sapozgjedhur Donald Trump.

Talebanët "shprehin shpresën" se "administrata e ardhshme e SHBA-së do të miratojë një qasje pragmatike për të siguruar përparim të prekshëm në marrëdhëniet dypalëshe, duke i lejuar të dy kombet të hapin një kapitull të ri të marrëdhënieve të bazuara në angazhimin reciprok", tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme të talibanëve, Abdul Qahar Balkhi, raporton CNN, përcjell Bota sot.

Zëdhënësi vuri në dukje se Marrëveshja e Dohas e nënshkruar në vitin 2020 midis talebanëve dhe SHBA-së gjatë administratës së parë të Trump kishte "çuar në fund" të asaj që ai e quajti "pushtimi njëzetvjeçar" i forcave amerikane në Afganistan.

Ai gjithashtu i kërkoi Trumpit të marrë "një rol konstruktiv në përfundimin e konflikteve aktuale" në Lindjen e Mesme.

Marrja e papritur e pushtetit nga talebanët në të gjithë vendin në gusht 2021 shkaktoi një tërheqje kaotike perëndimore dhe i dha fund misionit dy dekadash të Shteteve të Bashkuara në vend.

Në shtator 2021, talebanët njoftuan formimin e një qeverie të përkohshme të vijës së ashpër për Afganistanin. Katër burra që merrnin poste të larta në qeveri ishin arrestuar më parë nga Shtetet e Bashkuara në Gjirin e Guantanamos dhe u liruan si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve në vitin 2014./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat