Të paktën 40 persona u vranë në sulmet izraelite në Libanin lindor të mërkurën, sipas ministrisë libaneze të shëndetësisë.
Një zyrtar izraelit tha se sulmet, në provincat e Baalbek dhe Bekaa, kishin në shënjestër operativët e grupit të armatosur të mbështetur nga Irani, Hezbollah, raporton BBC.
Sulmet izraelite goditën gjithashtu Bejrutin jugor të mërkurën.
Kjo pasi ushtria izraelite lëshoi paralajmërime evakuimi.