Të paktën 6 palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet që synonin një shtëpi dhe civilë në Rripin e Gazës, ku ushtria izraelite kryen gjenocid prej më shumë se një viti, transmeton Anadolu.
Sipas informacionit të marrë nga burime shëndetësore, ushtria izraelite ka kryer sulm ajror ndaj një shtëpie në perëndim të qytetit të Gazës.
Nga sulmi u vranë 4 persona dhe shumë të tjerë u plagosën.
Në sulmin e ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Nusairat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, 2 persona u vranë dhe 3 persona u plagosën.
Dëshmitarët okularë njoftuan se ushtria izraelite kreu sulm ajror rreth një shkolle ku të zhvendosurit u strehuan në rajonin Nezla të Jabalia-s, në veri të Rripit të Gazës.
Mësohet se nga sulmi ka të plagosur.