Libani: Sulmet e Izraelit ndaj UNIFIL-it dhe ushtarëve libanezë janë krime lufte

Azia

Libani: Sulmet e Izraelit ndaj UNIFIL-it dhe ushtarëve libanezë janë krime lufte

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Libanit deklaroi se sulmet e vazhdueshme të Izraelit ndaj ushtarëve dhe civilëve në vend si dhe ndaj Forcës së Përkohshme të Paqes së OKB-së në Liban (UNIFIL) janë krime lufte dhe shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar humanitar, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë dënohet sulmi ndaj një automjeti në qytetin Sayda, ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 7 të tjerë, mes tyre 3 libanezë dhe 4 ushtarë të UNIFIL-it.

Thuhet se sulmet e vazhdueshme të Izraelit ndaj forcave të UNIFIL-it, ushtarëve dhe civilëve libanezë janë krime lufte dhe shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar humanitar.

Dje, Izraeli shënjestroi një automjet pranë pikës së kontrollit ushtarak Awwali në hyrjen veriore të Sidonit.

“Armiku izraelit shënjestroi një automjet derisa kalonte në postbllokun Awwali në Saida dhe vrau 3 civilë brenda, 3 ushtarë në pikën e kontrollit ndërsa 4 anëtarë të njësisë malajziane të UNIFIL-it u plagosën”, thuhet në deklaratën e ushtrisë libaneze.

Ushtria izraelite më parë ka kryer shumë herë sulme kundër ushtarëve të UNIFIL-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat