Të paktën 24 persona u vranë nga shpërthimi i një bombe në Pakistan

Azia

Të paktën 24 persona u vranë nga shpërthimi i një bombe në Pakistan

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 08:07
Pakistani po përballet me një rritje të sulmeve nga militantët etnikë separatistë në jug dhe militantët islamikë në veriperëndim të tij.

Të paktën 24 persona u vranë dhe më shumë se 40 u plagosën nga një shpërthim me bombë në një stacion hekurudhor në Quetta në Pakistanin jugperëndimor të shtunën, thanë policia dhe zyrtarë të tjerë për Reuters.

Pakistani po përballet me një rritje të sulmeve nga militantët etnikë separatistë në jug dhe militantët islamikë në veriperëndim të tij.

Inspektori i përgjithshëm i policisë për Balochistan, Mouzzam Jah Ansari, tha se 24 persona kanë vdekur nga shpërthimi deri më tani.

“Objektivi ishte personeli i ushtrisë nga Shkolla e Këmbësorisë”, tha ai.

“Deri më tani 44 persona të lënduar janë sjellë në spitalin civil”, tha për Reuters Dr. Ëasim Baig, një zëdhënës i spitalit.

Mbikëqyrësi i lartë i operacioneve policore, Muhammad Baloch, tha se shpërthimi dukej të ishte një bombë vetëvrasëse dhe se hetimet ishin duke u zhvilluar për më shumë informacione.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin në stacionin kryesor hekurudhor të Quetta, i cili zakonisht është i zënë në fillim të ditës.

Në gusht, të paktën 73 njerëz u vranë në provincën Balochistan pasi militantët separatistë sulmuan stacionet e policisë, linjat hekurudhore dhe autostradat, shkruan Reuters,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat