Izraelitët publikojnë pamjet rrëqethëse që i gjetën brenda qendrës së Hamasit, militantët torturojnë civilë të pafajshëm

Azia

Izraelitët publikojnë pamjet rrëqethëse që i gjetën brenda qendrës së Hamasit, militantët torturojnë civilë të pafajshëm

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 15:54
Foto nga vendi i ngarjes

Ushtria izraelite ka zbuluar qindra orë pamje të torturimit të civilëve të pafajshëm palestinezë në Gaza nga ana e militantëve të Hamasit.

Pamjet rrëqethëse shfaqin burrat e burgosur me thes në kokë dhe duart e lidhura me zinxhirë, duke qëndruar në pozita që shkaktojnë dhimbje të mëdha.

Një burrë dëgjohet duke bërtitur nga dhimbjet e mëdha derisa goditet me shkop nga një militant i Hamasit.

Në videon e publikuar shfaqen pamjet brenda një baza ushtarake të Hamasit në veri të Gazas, brenda të cilës në fillim të këtij viti u fut ushtria izraelite për të kryer bastisje.

Pamjet janë marrë nga kompjuterët e sekuestruar në hapësirën e braktisur brenda kampit të refugjatëve në Jabalia.

Mbetet e paqartë se pse këta burra ishin mbajtur në këtë qendër ushtarake si dhe arsyet se pse ishin torturuar nga Hamasi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat