Nivelet rekord të smogut të dendur dhe toksik që kanë mbuluar Pakistanin lindor dhe Indinë veriore që nga muaji i kaluar mund të shihen në imazhet satelitore.
Një re e madhe smogu ka mbuluar provincën Punjab të Pakistanit dhe shtrihet në lindje në Indi, mbi kryeqytetin New Delhi dhe më gjerë, tregojnë imazhet satelitore nga NASA Worldview.
Ndotja ka detyruar autoritetet në Pakistan të mbyllin shkollat dhe hapësirat publike pasi smogu i ashpër kërcënon shëndetin e dhjetëra miliona njerëzve, shkruan CNN.
Ndotja në rajon rritet çdo dimër, kur një mjegull mbulon qiejt. Cilësia e ajrit përkeqësohet, sepse ajri më i ftohtë dhe më i thatë bllokon ndotjen, në vend që ta heqë atë, siç bën ajri i ngrohtë kur ngrihet.
Siç raportohet, indeksi i cilësisë së ajrit në pjesë të Punjabit, provinca më e populluar e Pakistanit me 127 milionë banorë, ka tejkaluar 1000 herë në javën e kaluar, sipas IQAir, i cili ndjek cilësinë globale të ajrit.