Një luftanije e forcave detare japoneze që kishte pësuar një zjarr një ditë më parë u fundos sot në brigjet jugperëndimore të vendit.
Anija mina-zbuluese Ukushima pësoi një zjarr në motorin e saj pranë brigjeve Fukuoka mëngjesin e djeshëm, rreth 2.5 kilometra larg ishullit të Oshima, duke kryer manovra stërvitore, shkruan rrjeti vendas Kyodo.
Ekuipazhi i saj u evakua por një person mbetet i humbur nga ngjarja.
Luftanija tjetër Toyoshima iu bashkua përpjekjeve të shpëtimit dhe evakuimit, sa bashku me rojën bregdetare japoneze.
39 anëtarë të ekuipazhit u evakuan, një prej të cilëve kishte plagë të lehta, ndërsa një person mbetet i zhdukur.
Një marinar 33-vjeçar që ishte i stacionuar në dhomën e motorit, ka humbur në incident.
Zjarri kishte humbur forcën por në mesnatë anija ishte batuar deh rrjedhimisht fundosur, tha ministria e brendshme japoneze.
Mjeti 54-metra i gjatë që mund të transportonte 510 ton, kishte pjesën e përparme prej druri për t’i rezistuar minave magnetike, shkruan rrjeti turk Anadolu.