Një shofer vrau 35 persona dhe plagosi rëndë 43 të tjerë kur ai përplasi me makinën e tij njerëzit që po ushtronin në një qendër sportive në qytetin jugor kinez të Zhuhai, tha policia të martën.
Policia kishte arrestuar një burrë 62-vjeçar në qendrën sportive në qytetin jugor kinez të Zhuhait pas përplasjes të hënën vonë, në prag të ekspozitës kryesore të aviacionit të vendit nga Ushtria Çlirimtare Popullore që organizohet çdo vit në qytet.
Policia e identifikoi burrin vetëm me emrin e tij të familjes Fan, në përputhje me praktikën e autoriteteve kineze, raporton Associated Press.
Sipas deklaratës, Fan u zbulua në makinë me thikë, me plagë në qafë që mendohet se ishin plagë vetëlënduese. Ai është pa ndjenja dhe po merr kujdes mjekësor.
Ai ishte i pakënaqur me ndarjen e aseteve financiare në divorcin e tij, sipas një hetimi paraprak, tha policia.