Gazeta më e madhe e Izraelit: Netanyahu po kryen spastrim etnik në veri të Gazës

Azia

Gazeta më e madhe e Izraelit: Netanyahu po kryen spastrim etnik në veri të Gazës

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 21:08
Netanjahu

Gazeta më e madhe izraelite, Haaretz botoi një editorial duke akuzuar kryeministrin, Benjamin Netanyahu dhe ushtrinë izraelite për “kryerjen e një operacioni spastrimi etnik” në Gazën veriore.

Artikulli citon korrespondentin ushtarak të gazetës, i cili, pasi vizitoi zonën me forcat izraelite javën e kaluar, arriti në përfundimin se rajoni dukej se ishte goditur nga një “katastrofë natyrore”.

Teksti i Hareetzit thekson se shkatërrimi është “një akt i paramenduar i shkatërrimit”.

Një oficer i lartë, i identifikuar nga theguardian si gjeneral brigade, Itzik Cohen, komandant i Divizionit 162, raportohet se u tha gazetarëve se “detyra ime është të krijoj një zonë të pastruar… Ne po lëvizim popullsinë për mbrojtjen e tyre, për të siguruar lirinë e veprimit për forcat tona”.

Kur u pyet nëse ushtria kryen të ashtuquajturat “Plani i gjeneralit”, i cili përfshin spastrimin etnik të zonës dhe vrasjen e palestinezëve që kanë mbetur, oficeri mohoi të dinte ndonjë gjë, duke këmbëngulur se ushtria “po vepronte sipas udhëzimeve të Komandës Jugore dhe Shefit të Shtabit”.

Ai shtoi se divizioni i tij po ridrejtonte ndihmën humanitare larg “zonës së pastruar” në Gazën veriore dhe në jug.

Forcat izraelite kanë ndaluar hyrjen e ushqimit, ujit dhe ilaçeve në veri të Gazës që nga fillimi i një ofensive të re të madhe në zonë – duke përfshirë Jabaliya, Beit Lahiya dhe Beit Hanoun – në fillim të muajit tetor.

Komiteti i pavarur i Shqyrtimit të Urisë (FRC) paralajmëroi të shtunën se ekziston një “probabilitet i lartë që uria të jetë e afërt” në zonat e Gazës veriore.

Kreu i UNRWA, Philippe Lazzarini, akuzoi Izraelin për përdorimin e urisë si armë kundër popullit të Gazës, duke këmbëngulur se uria e afërt është “e krijuar nga njeriu”.

Haaretz fajësoi drejtpërdrejt Netanyahun.

” Është e rëndësishme t’i thuash gjërat me emrin e duhur”, shkroi Haaretz, duke theksuar se dëbimi me forcë i banorëve të Gazës veriore po kryhet nën udhëheqjen e komandantëve që “u nënshtrohen direktivave të udhëheqjes politike: Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministrit Mbrojtjes”.

“Në vend që të flasim për “Planin e Gjeneralit”, ne duhet të flasim për urdhrat e Netanyahut”, ka shkruar Haaretz.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në territoret palestineze më 7 tetor të vitit të kaluar pas sulmit terrorist të Hamasit. Deri më tani raportohet se kanë vdekur mbi 42 mijë palestinezë dhe 1200 izraelitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat