Koreja Jugore planifikon më shumë mbështetje për Ukrainën

Azia

Koreja Jugore planifikon më shumë mbështetje për Ukrainën

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Koreja Jugore mund të konsiderojë më shumë mbështetje për Ukrainën në përgjigje të vendosjes së trupave të Koresë Veriore në Rusi për të mbështetur agresionin e vazhdueshme të Moskës, tha presidenti Yoon Suk-yeol për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE.

Yoon Suk-yeol tha se Pheniani zyrtar i ka ofruar gjithashtu armë Moskës në agresionin e saj ushtarak në Ukrainë.

"Nëse ata nuk e ndalin aventurën e tyre të rrezikshme ushtarake, ne jemi të përgatitur të zbatojmë masat e duhura efektive, duke përfshirë forcimin e mbështetjes për Ukrainën, në bashkëpunim me aleatët tanë dhe vendet me të njëjtin mendim," tha ai.

Muajin e kaluar, Yoon tha se vendi i tij mund të konsiderojë ofrimin e armëve për Ukrainën "në varësi të shtrirjes së bashkëpunimit ushtarak midis Rusisë dhe Koresë Veriore".

Të mërkurën, agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut, Shërbimi Informativ Kombëtar, tha se ushtarët e Koresë së Veriut ishin zhvendosur në rajonin e vijës së parë Kursk, Rusi për të luftuar kundër forcave ukrainase.

Të martën, një zyrtar ukrainas tha gjithashtu se 50 mijë trupa ruse dhe veri-koreane ishin vendosur në Kursk për të luftuar forcat ukrainase, por Pheniani nuk i ka konfirmuar pretendimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat