Tragjedi në Kinë. Shtatë persona kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm.
Një zjarr ka rënë në një ndërtesë në provincën qendrore kineze Hunan, duke shkaktuar ngjarjen e rëndë.
Flakët kanë përfshirë katin e dytë në një sipërfaqe prej rreth 160 metrash katrorë, raportojnë mediat e huaja.
Ekipet zjarrfikëse, ekipet e shpëtimit kanë ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë banorëve, fatkeqësisht shtatë prej tyre kanë ndërruar jetë.