Shefi i Hezbollahut: Armëpushimi, në duart e Izraelit

Azia

Shefi i Hezbollahut: Armëpushimi, në duart e Izraelit

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 08:08
Naim Qassem

Shefi i Hezbollahut, Naim Qassem tha në një fjalim televiziv se grupi i tij kishte shqyrtuar dhe kishte dhënë komente mbi një propozim të hartuar nga SHBA për armëpushim për t’i dhënë fund luftimeve me Izraelin dhe se ndalimi i armiqësive ishte tani në duart e Izraelit.

Qassem i bëri komentet e tij në një fjalim të para-regjistruar të transmetuar disa orë pasi i dërguari i SHBA-së Amos Hochstein tha se do të shkonte në Izrael për të tentuar të mbyllte një marrëveshje për një armëpushim, pas dy ditësh takimesh me zyrtarët libanezë, shkruan Reuters.

Qassem tha se grupi i tij i mbështetur nga Irani e kishte parë projekt-marrëveshjen e SHBA-së dhe kishte dhënë komente.

“Këto komente iu paraqitën të dërguarit të SHBA-së dhe u diskutuan me të në detaje”, tha Qassem. “Komentet që kemi paraqitur tregojnë se ne e miratojmë këtë pistë negociatash indirekte përmes kryeparlamentarit Berri”.

Por ai hodhi poshtë nocionin se Izraeli do të jetë në gjendje të vazhdojë të godasë Hezbollahun edhe pasi të arrihet një armëpushim, duke thënë se Izraeli nuk duhet të lejohet të shkelë sovranitetin e Libanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat