Hapet zjarr ndaj disa makinave në Pakistan, vriten 38 persona

Azia

Hapet zjarr ndaj disa makinave në Pakistan, vriten 38 persona

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Persona të armatosur hapën zjarr ndaj automjeteve të pasagjerëve në një zonë fisnore në Pakistanin veriperëndimor të enjten, duke vrarë të paktën 38 persona dhe duke plagosur 29 të tjerë, tha kryesekretari i provincës Khyber Pakhtunkhua, Nadeem Aslam Chaudhry.

Ndër viktimat në sulmin, i cili ndodhi në rrethin fisnor Kurram, ishin një grua dhe një fëmijë, tha Chaudhry, duke shtuar: “Është një tragjedi e madhe dhe numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet”.

Tensionet kanë ekzistuar për dekada mes myslimanëve të armatosur shiitë dhe sunitë lidhur me një mosmarrëveshje për tokën në zonën fisnore që kufizohet me Afganistanin.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për incidentin.

“Kishte dy autokolona me automjete pasagjerësh, një që transportonte pasagjerë nga Peshauar në Parachinar dhe një tjetër nga Parachinar në Peshauar, kur njerëz të armatosur hapën zjarr ndaj tyre”, tha një banor lokal i Parachinar, Ziarat Hussain për Reuters me telefon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat