Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda

Azia

Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter goditi këtë të martë brigjet perëndimore të ishullit Honshu në Japoni, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti ka ndodhur rreth orës 14:45, dhe epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësi rreth 10 kilometra.

Fatmirësisht, raportohet se nuk ka pasur dëme.

Ndërkohë, asnjë paralajmërim për cunami nuk është lëshuar, njoftoi transmetuesi publik japonez NHK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat