Netanyahu i vendosur për t’i sjellë fitoren Izraelit: Lufta në Gaza nuk do të përfundojë deri sa…

Azia

Netanyahu i vendosur për t’i sjellë fitoren Izraelit: Lufta në Gaza nuk do të përfundojë deri sa…

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 20:31
Netanyahu

“Lufta në Gaza nuk do të përfundojë derisa banorët e Izraelit të veriut të mund të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre”, u shpreh sot kryeministri izraelit, Benjamin Netahyahu.

Ne deklaratën e tij pas mbledhjes së kabinetit, Netanyahu duke iu drejtuar banorëve në Izraelin verior, u tha se është krenar për këmbënguljen dhe qëndrueshmërinë e tyre.

Ai tha se falë trimërisë së Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, ata kanë bërë arritje të mëdha.

“E gjithë bota është e mahnitur”, shtoi ai, duke thënë se veprimi i tij pasqyron fuqinë e Izraelit në të gjithë Lindjen e Mesme, shkruan BBC.

Sakaq ai u shpreh se lufta nuk do të përfundojë derisa banorët e Izraelit të veriut të kthehen të sigurt në shtëpi.

Konflikti midis Izraelit dhe Hezbollahut shpërtheu një vit më parë kur grupi i mbështetur nga Irani filloi të hidhte raketa në veri të Izraelit në mbështetje të grupit militant palestinez Hamas – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në fillim të luftës në Gaza.

Në muajt e fundit, konflikti është përshkallëzuar, pasi Izraeli është duke e bombarduar pareshtur jugun e Libanit, periferitë jugore të Bejrutit dhe Luginën Beka, duke vrarë shumë nga udhëheqësit kryesorë të Hezbollahut dhe duke dërguar trupa tokësore përtej kufirit. Nga ana e tij, Hezbollah ka hedhur raketa më thellë brenda Izraelit.

Operacioni i zgjeruar i Izraelit i ka zhvendosur më shumë se 1.2 milion njerëz, sipas qeverisë libaneze, e cila thotë se më shumë se 3.760 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10.000 janë plagosur gjatë një viti luftimesh.

Raketat e Hezbollahut kanë vrarë të paktën 50 njerëz në Izrael, më shumë se gjysma e tyre civilë, sipas autoriteteve izraelite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat