Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, i njohur për qëndrimet e djathta ekstreme, ka deklaruar se do të kundërshtojë çdo marrëveshje armëpushimi me Hezbollahun.
Në një mesazh në platformën X, Itamar Ben-Gvir e përshkroi marrëveshjen si një “gabim historik”.
“Është kthim te koncepti i heshtjes për heshtje, dhe tashmë e kemi parë se ku çon kjo”, tha ai.
Ben-Gvir argumentoi se një marrëveshje armëpushimi nuk do të përmbushte qëllimin e Izraelit për kthimin e banorëve të veriut të vendit në shtëpitë e tyre në mënyrë të sigurt, duke e cilësuar marrëveshjen me ushtrinë libaneze si një “marrëveshje në letër”.
“Ushtria libaneze nuk ka autoritetin dhe sigurisht as aftësinë për t’ia kaluar Hezbollahut”, tha ai dhe shtoi “për t’u larguar nga Libani, duhet të kemi një rrip sigurie për veten tonë. E kemi parë më parë se nuk duhet t’i besojmë askujt përveç vetes”.
Ndryshe, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka bërë të ditur se marrëveshjen për armëpushim do ta paraqes për votim në kabinetin qeveritar ndërsa homologu i tij libanez, Najib Mikati kërkoi që të ndërpritet menjëherë lufta mes Izraelit dhe Hezbollahut.