Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t’i përmbahen Rezolutës
Kryeministri libanez Najib Mikati e ka mirëpritur marrëveshjen e armëpushimit gjatë një bisede telefonike me presidentin amerikan Joe Biden.
Një deklaratë të lëshuar nga Mikati thuhet se ai kishte shqyrtuar kushtet e marrëveshjes këtë mbrëmje dhe se ai e sheh atë si një “hap themelor drejt rivendosjes së qetësisë dhe stabilitetit në Liban dhe mundësinë e kthimi në qytete të personave të zhvendosur”.
Tutje, ai e konfirmoi se Qeveria e Libanit është e përkushtuar që ta zbatojë edhe rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Mikati më pas i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të përmbushë përgjegjësitë e veta në këtë drejtim”, shkruan BBC.
Rezoluta 1701 i dha fund luftës së vitit 2006 midis Hezbollahut dhe Izraelit.