Seuli “vishet” me të bardha! Kryeqyteti i Koresë së Jugut thyen rekordin e shekullit të kaluar

Azia

Seuli “vishet” me të bardha! Kryeqyteti i Koresë së Jugut thyen rekordin e shekullit të kaluar

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 20:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeqyteti i Koresë së Jugut është mbuluar nën “petkun e bardhë” të dëborës.

Siç raporton BBC, në Seul janë regjistruar këtë nëntor reshjet më të mëdha të dëborës në shekullin e fundit, që prej vitit 1907.

Trashësia e dëborës në kryeqytetin e Koresë së Jugut arriti deri në 16 cm, duke kaluar në këtë mënyrë rekordin e mëparshëm të qytetit prej 12.4 cm nga nëntori i vitit 1972.

Image
Seul 2024

Reshjet e dendura të dëborës shkaktuan anulime të fluturimeve dhe rrugë të bllokuara nga ngrica, që për pasojë sollën vonesa në transportin publik.

Të paktën një person raportohet të ketë vdekur në një aksident rrugor, që dyshohet të jetë shkaktuar nga moti i keq, raportojnë mediat lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat