Izraeli arreston militantët e Hezbollahut – shkelen marrëveshjen e armëpushimit!

Azia

Izraeli arreston militantët e Hezbollahut – shkelen marrëveshjen e armëpushimit!

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Arrestohen katër militantë të Hezbollahut pasi kishin hyrë në një zonë të ndaluar, kanë njoftuar autoritetet izraelite.

Zyra e Benjamin Netanyahut deklaroi se kryeministri izraelit dhe ministri i mbrojtjes, Israel Katz, i kishin urdhëruar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) të mos lejonin hyrjen në zonën pranë kufirit me Libanin e Jugut, në përputhje me fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit.

“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë arrestuar katër militantë të Hezbollahut, përfshirë një komandant lokal, të cilët hynë në zonën e ndaluar dhe do të vazhdojnë të veprojnë ashpër kundër çdo shkeljeje”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit.

Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut parashikon një ndalim të përkohshëm 60-ditor të luftimeve, shkruan skynews.

Forcat e Hezbollahut do të largohen nga pozicionet e tyre në Libanin e Jugut dhe do të tërhiqen në veri të lumit Litani, rreth 30 km në veri të kufirit me Izraelin.

Izraeli gjithashtu do të tërheqë forcat nga Libani gjatë një periudhe 60-ditore, ndërsa ushtria libaneze do të marrë kontrollin e territorit pranë kufirit për të siguruar që Hezbollahu të mos rifreskojë infrastrukturën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat