Izraeli ndërton baza në Gaza, shenjë se mund të qëndrojë atje përherë

Azia

Izraeli ndërton baza në Gaza, shenjë se mund të qëndrojë atje përherë

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Ushtarët izraelitë kanë intensifikuar aktivitetet e tyre në Gaza, duke forcuar pozitat ushtarake dhe duke shkatërruar më shumë se 600 ndërtesa në muajt e fundit, sipas informacionit nga autoritetet izraelite dhe imazheve satelitore.

Ky veprim  duket një përpjekje për të kontrolluar më tej territorin dhe për të krijuar një zonë tampon, e cila mund të nënkuptojë se Izraeli mund të ketë plane për të mbajtur kontrollin afatgjatë mbi këtë rajon.

Një analizë e imazheve satelitore nga The New York Times tregon se Izraeli ka kontrolluar një pjesë të territorit të Gazës, që përfshin korridorin Netzarim, një rrugë katër milje të gjatë që kalon nëpërmjet enklavës dhe ka bërë të mundur që të mbajë mbi 100,000 palestinezë të shpërngulur në jug.

Në këtë periudhë, janë ndërtuar dhe zgjeruar baza ushtarake të shumta, duke përfshirë 19 baza të mëdha dhe disa të tjera më të vogla.

Për këtë zgjerim, autoritetet izraelite kanë thënë se bëhet fjalë për arsye operacionale, megjithatë, këto ndryshime janë shoqëruar me spekulime se Izraeli mund të ketë plane për të kontrolluar më gjatë këtë territor dhe të parandalojë rikthimin e Hamasit në këto zona.

Disa analistë ushtarakë izraelitë sugjerojnë se tërheqja dhe ndarja nuk janë më opsione të mundshme për Izraelin, shkruan The New York Times.

Nga ana tjetër, disa ministra të qeverisë izraelite kanë sugjeruar se ky kontroll mund të shërbejë si hap për ri-krijimin e vendbanimeve hebreje, por kryeministri Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë një mundësi të tillë për momentin.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar çdo mundësi për një kontroll afatgjatë të Izraelit në Gaza, duke mbështetur idenë e një shteti të ardhshëm palestinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat