Hezbollahu dhe Izraeli gjuhen mes vete, akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit

Azia

Hezbollahu dhe Izraeli gjuhen mes vete, akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Hezbollahu ka gjuajtur raketa në veri të Izraelit për herë të parë që nga arritja e armëpushimit javën e kaluar.

Izraeli ka reaguar me sulme ajrore në Liban. Të dy palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.

Hezbollahu tha se ka sulmuar Izraelin për shkak të shkeljeve që pretendon se ky shtet i ka bërë.

Ndërkohë, ushtria izraelite tha se raketat ranë në zona të hapura dhe nuk shkaktuan dëme.

Raketa ka goditur një territor të diskutueshëm, Ferma Shebaa, të cilin e kërkojnë si Izraeli, ashtu edhe Libani, shkruan The New York Times.

Ky armëpushim ka sjellë një periudhë qetësie pas më shumë se një viti luftë, por tensionet mbeten të larta.

Izraeli ka thënë se do të mbrojë armëpushimin dhe do të veprojë nëse ai shkelet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat