LIVE: Tensione e protesta, presidenti i Koresë së Jugut shpall gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake, parlamenti ia bllokon

Azia

LIVE: Tensione e protesta, presidenti i Koresë së Jugut shpall gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake, parlamenti ia bllokon

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 15:42 Përditësuar në ora: 19:37 më 03.12.2024
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol

Ministria e Mbrojtjes thotë se ligji ushtarak mbetet në fuqi derisa presidenti ta heqë atë

Duket se ka një konfuzion pasi Presidenti Yoon Suk Yeol nuk e ka hequr ende zyrtarisht deklaratën e tij të ligjit ushtarak - pavarësisht se parlamenti i Koresë së Jugut votoi për ta rrëzuar atë.

Anëtarët e parlamentit do të qëndrojnë brenda ndërtesës së Asamblesë Kombëtare derisa të hiqet zyrtarisht ligji ushtarak.

Ministria e Mbrojtjes u ka thënë mediave koreano-jugore: "Ne do të mbajmë komandën e ligjit ushtarak derisa presidenti të heqë ligjin ushtarak".

Vlen të theksohet se ndërkohë që ligji ushtarak është në fuqi, media është nën kontrollin e komandës ushtarake.

Ushtria duket se po tërhiqet nga ndërtesa e Parlamentit

Pas votimit për shpalljen e gjendjes së luftës, ushtarët duket se janë tërhequr nga ndërtesa e Parlamentit, siç shkruan "Korea Herald".

Më parë, ushtria ka vepruar ashpër ndaj protestuesve para ndërtesës qeveritare në Seul, siç tregon video në platformën X.

Kreu i Partisë së Pushtetit Popullor, Han Dong-hoon, e ka quajtur shpalljen e gjendjes së luftës një hap të gabuar dhe ka premtuar ta bllokojë atë.

Sipas ligjit të Koresë së Jugut, qeveria duhet të anulojë gjendjen e luftës nëse shumica e Asamblesë Kombëtare e kërkon këtë me anë të një votimi.

I njëjti ligj gjithashtu ndalon komandën ushtarake të urdhërojë arrestimin e deputetëve. 

Parlamenti bllokoi vendimin e presidentit – Koreja e Jugut heq gjendjen e luftës

Parlamenti jugkorean votoi për bllokimin e shpalljes së gjendjes së luftës.

Ndërsa përleshjet po zhvillohen para ndërtesës së parlamentit, politikanët brenda saj mbajtën një mbledhje për të votuar për gjendjen e luftës të shpallur nga presidenti i Koresë së Jugut.

Parlamenti tani ka miratuar bllokimin e kësaj shpalljeje dhe presidenti i parlamentit ka deklaruar se ajo është e pavlefshme, shkruan bbc, transmeton "Bota sot".

Kujtojmë se presidenti, Yoon Suk Yeol më parë kishte shpallur gjendjen e luftës, gjë që shkaktoi zemërimin e partive opozitare.

Sipas ligjit të Koresë së Jugut, qeveria duhet të anulojë gjendjen e luftës nëse shumica e Asamblesë Kombëtare e kërkon këtë me anë të një votimi.

I njëjti ligj gjithashtu ndalon komandën ushtarake të urdhërojë arrestimin e deputetëve.

Banorët e Seulit frikësohen nga eskalimi

Foto të tankeve që rreshtohen nëpër rrugë po qarkullojnë online, duke shkaktuar konfuzion dhe shqetësim.

Ra Ji-soo, një banore e Seulit, raporton se ka dëgjuar helikopterë pranë shtëpisë së saj. Ajo gjithashtu ndan se një mik i saj në forcën e policisë ka marrë një urdhër emergjent mobilizimi dhe ishte në rrugë për në stacion.

Kim Mi-rim, një tjetër banore e Seulit, ka përgatitur një kit emergjence, duke pasur frikë se situata mund të eskalojë. Ajo kujton se rastet e kaluara të ligjit ushtarak përfshinin arrestime dhe burgosje.

Ndërkohë, gazetarët në Seul po koordinohen ngushtësisht, duke ndarë këshilla se si të qëndrojnë të kujdesshëm. Me ligjin ushtarak në fuqi, të gjitha aktivitetet mediatike dhe botuese do të jenë nën kontroll të rreptë të qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat