Vetë-gjobitet drejtori i bankës në Japoni pasi punonjësi tentoi të vriste klientin

Azia

Vetë-gjobitet drejtori i bankës në Japoni pasi punonjësi tentoi të vriste klientin

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 16:35
Drejtori i bankës japoneze Nomura

Drejtori i bankës japoneze Nomura ka kërkuar ndjesë dhe ka bërë ulje prej 30% të rrogës së tij pasi një punonjës i institucionit është akuzuar për grabitje dhe tentativë vrasje të klientit.

Punonjësi i menaxhimit të fondeve është ndaluar për grabitje dhe tentativë vrasjeje me zjarrvënie ndaj një çifti klientësh të moshuar të bankës, të cilët i vizitonte në shtëpi.

Kentaro Okuda, i cili ka drejtuar bankën Nomura prej vitit 2020, tha se po merr një ulje rroge prej 30% për tre muajt në vijim, teksa disa drejtues të tjerë po marrin shkurtime të ngjashme, njoftonte banka.

Ish-punonjësi grabitës besohet se ka droguar klienten e moshuar dhe bashkëshortin e saj në Hiroshima, para se të vidhte paratë dhe të tentonte t’i vinte zjarrin shtëpisë së tyre, në ngjarjen e rëndë të gushtit.

Në konferencën e sotme për shtyp Okuda dhe tre drejtues të tjerë kërkuan ndjesë. “Duam t’i kërkojmë ndjesë viktimave dhe njerëzve të tjerë të përfshirë, për trazirat e shkaktuara”, tha Okuda.

Nomura është banka më e madhe në Japoni me 26,000 puononjës në të gjithë botën dhe zyra në Tokio, Londër e New York.

Pas incidentit kompania ka thënë se do të ndryshojë mënyrën si funksionon, duke përfshirë monitorim të sjelljes së punonjësve, shkruan The Guardian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat