Duket se ka një konfuzion pasi Presidenti Yoon Suk Yeol nuk e ka hequr ende zyrtarisht deklaratën e tij të ligjit ushtarak - pavarësisht se parlamenti i Koresë së Jugut votoi për ta rrëzuar atë.
Anëtarët e parlamentit do të qëndrojnë brenda ndërtesës së Asamblesë Kombëtare derisa të hiqet zyrtarisht ligji ushtarak.
Ministria e Mbrojtjes u ka thënë mediave koreano-jugore: "Ne do të mbajmë komandën e ligjit ushtarak derisa presidenti të heqë ligjin ushtarak".
Vlen të theksohet se ndërkohë që ligji ushtarak është në fuqi, media është nën kontrollin e komandës ushtarake.