Në vetëm pak orë, Koreja e Jugut – e njohur për dekada si një demokraci e gjallë pas tranzicionit nga sundimi autoritar i pasluftës – ka kaluar në kaos politik.
Pasi presidenti Yoon Suk Yeol shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake për herë të parë që nga viti 1980, ligjvënësit u mblodhën dhe votuan njëzëri për të bllokuar masën.
Sipas kushtetutës së vendit, presidenti ka fuqinë të shpallë ligj të jashtëzakonshëm ushtarak, i cili lejon masa të veçanta që ndikojnë në lirinë e fjalës, shtypit, tubimit dhe organizimit.
Presidenti më pas duhet të njoftojë Asamblenë Kombëtare për vendimin e tij – por nëse shumica e ligjvënësve votojnë për heqjen e ligjit ushtarak, “presidenti duhet të pajtohet”, sipas kushtetutës .
Më pas, kabineti i presidentit duhet të “mendojë” dhe të rishikojë vendimin për heqjen e ligjit ushtarak, sipas kushtetutës.
Nuk është e qartë nëse Yoon do të respektojë votën e ligjvënësve siç kërkohet nga ligji, apo çfarë do të thotë kabineti.
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, edhe udhëheqësi i Partisë së Pushtetit Popullor, pjesë e së cilës është edhe Yoon, Han Dong-hoon, i bëri thirrje presidentit të heqë dekretin.