Reagon lideri i opozitës koreano-jugore: Kushdo që zbaton urdhrat e presidentit, po shkel kushtetutën

Azia

Reagon lideri i opozitës koreano-jugore: Kushdo që zbaton urdhrat e presidentit, po shkel kushtetutën

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 20:02
Lee Jae-myung

Kreu i opozitës koreano-jugore, Lee Jae-myung thotë se kushdo që vepron nën urdhrat e presidentit është “duke shkelur ligjin”.

Kreu i opozitës i Koresë së Jugut ka folur pas miratimit të vendimit të parlamentit për të bllokuar shpalljen e ligjit të luftës.

“Çdo urdhër i dhënë nga presidenti në bazë të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme është antikushtetues, i pavlefshëm dhe i paligjshëm”, tha ai.

“Për policinë dhe anëtarët e forcave të armatosura: çdo urdhër nga presidenti që rrjedh nga kjo shpallje e paligjshme e gjendjes së jashtëzakonshme është qartazi i paligjshëm, pasi shkel kushtetutën dhe ligjin”, deklaroi Jae-myung.

Kujtojmë se ligji i luftës ishte shpallur më herët nga presidenti, Yoon Suk Yeol në një njoftim të papritur gjatë natës.

Por, 190 nga 300 deputetë të Asamblesë Kombëtare votuan kundër kësaj mase, duke e shpallur të pavlefshëm, shkruan skynews.

Ndryshe, presidenti korean shpalli gjendjen e luftës me arsyetimin se kanë marrë kërcënime serioze nga fqinji, Koreja e Veriut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat