Vriten tre ushtarë izraelitë në Gaza

Azia

Vriten tre ushtarë izraelitë në Gaza

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Tre ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë luftimeve në Rripin verior të Gazës. 

Krahas tyre, 12 ushtarë u plagosën në të njëjtin incident, duke përfshirë dy të plagosur rëndë, raportojnë mediat izraelite.

Sipas të dhënave të IDF-së, vdekja e tyre e çon numrin total të ushtarëve të vrarë që nga 7 tetori 2023 në 816.

Më herët, ministria e shëndetësisë në Gaza tha se gjithsej 44,758 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat