Parlamenti i Koresë së Jugut voton për shkarkimin e Presidentit, ‘topi’ i kalon Gjykatës Kushtetuese

Azia

Parlamenti i Koresë së Jugut voton për shkarkimin e Presidentit, ‘topi’ i kalon Gjykatës Kushtetuese

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut kanë votuar për shkarkimin e presidentit Yoon Suk Yeol për përpjekjen e tij për të vendosur ligjin ushtarak.

Në total, 204 ligjvënës votuan pro mocionit, ndërsa 85 kundra.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, u fajësua për përpjekje për të vendosur ligjin ushtarak.

Që mocioni të kalonte, duhej që 2/3 e 300 anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të votonin pro.

Sipas Kushtetutës të Koresë së Jugut, presidenti pezullohet nga detyra, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka afat deri në 6 muaj për të konfirmuar shkarkimin.

Që kjo të ndodhë, gjashtë nga anëtarët e gjykatës duhet të votojnë për të mbështetur shkarkimin. Pas konfirmimit të shkarkimit, zgjedhjet e reja presidenciale duhet të mbahen brenda 60 ditëve.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat