Një gjykatë në Kinë ka caktuar dënim me vdekje me kusht për autorin që përplasi me makinë një grup njerëzish jashtë një shkolle fillore në Kinën jugore muajin e kaluar, duke lënë të plagosur rreth 30 persona, mes tyre 18 fëmijë.
Autori i identifikuar si Huang Wen, u arrestua në vendngjarje muajin e kaluar pasi përplasi me makinën e tij një grup njerzit, mes tyre edhe të mitur.
Sipas ligjit kinez “masa e dënimit me vdekje me kusht” do të thotë se dënimi i Huang mund të zëvendësohet me burgim të përjetshëm, në varësi të sjelljes së tij gjatë periudhës dyvjeçare në burg, shkruan CNN.
Gjykata tha se Huang nisi sulmin për të shfryrë zhgënjimin e tij pasi pësoi humbje nga investimet dhe konfliktet me anëtarët e familjes.